Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, kam bërë të ditur se pavarësisht pandemisë së COVID-19, qeveria e ka mbajtur premtimin dhe janë shpërndarë të gjitha bonuset për fëmijët e sapoardhur në jetë në muajt e parë të këtij viti.
Rama bën të ditur se ky shpërblim financiar jepet nga fondi i shtetit.
“#ShqipëriaeArdhmjaJonë
12766 fëmijë të lindur në katër muajt e parë të vitit, kanë përfituar #BonusineBebes, shpërblimin financiar të qeverisë për çdo të porsalindur
Ky program gjithëpërfshirës, mbështet prindërit me 40,000 lekë për fëmijën e parë , 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë – pavarësisht se vijnë në jetë, brenda a jashtë vendit, e përfitojnë këtë bonus të gjithë fëmijët shqiptarë që regjistrohen në #Shqipëri”,shkruan kryeministri Rama.