Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në Perdone të Italisë, ku makina e një shqiptari pas përplasjes së fortë me një makinë tjetër ka shpërthyer në flakë.
Makinat të tipit “Golf” dhe “Fiat” mësohet se janë përplasur kokë më kokë, ndërsa kanë mbetur të plagosur një 40 vjeçar shqiptar dhe dy të moshuar italianë rreth moshës 60 vjeçare. Sakaq policia po heton për zbulimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.