Një ditë më parë, deputetët në Kuvendin e Kosovës kanë debatuar ashpër duke detyruar edhe pezullimin e seancës. Për këtë ngjarje, ka reaguar analisti politik Blerim Latifi.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka komentuar fotografinë e djeshme ku shiheshin deputetët e Listës Serbe teksa qesheshin me përleshjen e deputetëve të VV-së e PDK-së.
“Deputetët e Listës Serbe duke u argëtuar me deputetët e partive shqiptare që po shaheshin e pshtyheshin me njëri-tjetrin pak metra më tutje. Çfarë situatë poshtëruese për këtë vend të shkretë, i cili gabimisht paska menduar se mundësia e Serbisë me u tallë me të ka marrë fund në vitin 1999!”, shkruan ai.