osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Shpërthen kundër Ilir Metës deputeti: Të hetohet dhe nga drejtësia për krimet e tij, jo vetëm nga Kuvendi

Shpërthen kundër Ilir Metës deputeti: Të hetohet dhe nga drejtësia për krimet e tij, jo vetëm nga Kuvendi

Deputeti Halit Valteri i cili ka kandiduar në këto zgjedhje nën siglën e PS-së por nuk ka fituar dot, ka sulmuar sot në Kuvend presidentin e Republikës.

Valteri tha se Meta e njeh ligjin por vetë nuk e zbaton. Sipas tij, ndëshkimi i presidentit për shkeljet e kryera nuk duhet të ndalet vetëm në Kuvend, por kërkon hetimin e tij edhe nga organet e drejtësisë.

“Jam i çuditur me sjelljen e presidentit të Republikës Ilir Meta. Ai e di teorinë, por nuk e di për vete. Ai e njeh ligjin por jo për vete.

Ai e di burgun, por sigurisht jo për vete. Aristoteli shkruante, kur njeriu është perfekt ‘Ai është kafsha më e mirë, por kur ai dëshiron të ndahet nga ligji dhe drejtësia atëhere është më i keqi nga të gjithë’. Kur shkel ligjin themelor dhe përbus çdo institucion të këtij vendi.

Në Shqipëri presidentit i kemi lënë aq pushtet sa të mos bëjë thirrje për konflikt në popull. I kemi lënë aq pushtet sa të thërrasë mediet në konferencë, të sillet lart e poshtë, të flasë e të vishet hijshëm.

Sigurisht, nuk ia kemi ndaluar as pirjen e rakisë, as ahengjet, as qejfet. Madje ia kemi pranuar edhe daljet tap topi nëpër media, duke i pranuar shpeshherë dhe lajthitjen. Shkarkimi i këtij presidenti nuk duhet të jetë kryetema e këtij Kuvendi.

Ne duhet t’i kërkojmë organeve ligjore, të hetojnë veprimtarinë e këtij njeriu, pasi nuk do të jetë nesër vetëm një ish-president, apo një ish-kryeministër, apo një ish-ministër, apo një ish-kryetar Kuvendi i cili ka mbi kurriz dhjetëra krime.

Shkurt dhe qartë ai duhet të jetë menjëherë objekt i drejtësisë shqiptare për krimet e shumta që ka kryer. E pakuptueshme se si karriera e këtij njeriu është ngritur deri te president i Republikës. Shkarkimi i tij është një akt i lartë por më i vogli që mund të bënim.

T’i japim vendit atë që i takon. Boll më me kalkulimi politike. Ai duhet të ishtë dënuar që kur lëpinte gishtat kur numëronte lekët në videon e Dritan Priftit. Ky është turp të thirret presidenti i Republikës, ku duhet të thirret presidenti i rakisë, ose presidenti i qofteve”- tha Valteri.