Sali Berisha ditën e sotme ka bërë një akuzë të fortë, ku akuzoi kandidatin e PS në Lezhë Eduard Ndreca, i cili doli fitues në 25 prill, se ka kërcënuar me jetë 27 vjeçarin Kastriot Luka dhe se ky i fundit ka pirë fotoksinë dhe ka humbur jetën.
Në lidhje me këtë skandal ka reaguar e fejuera e 27-vjeçarit, i cila thotë se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
“Unë nuk e di përse dalin këto pretendime, kur në fakt fitoi PS partia që ai donte.
Ne kemi folur bashkë gjithë kohës bashkë dhe vdekja e tij ishte natyrale. Zoti e deshi pranë vetes”- ka thënë për Fax News e fejuara e 27 vjeçarit, duke mohuar që ai të jetë vetëvrarë.
Sali Berisha, permes nje mesazhi ne rrjetin social, referuar qytetarit dixhital shkruante se “Vetevritet 27 vjecari pas humbjes se Eduard Ndreces ne fshatin e tij.
Lexoni qytetarin dixhital.
Akuzon Eduard Ndrecen se pas humbjes ne fshatin e tij i kerkoi me kercenim te ndjerit leket e dhena per blerjen e votes. sb
Zoti ish kryeminister! Po ju njoftoj qe ne fshatin Rrase te Kalivacit, qendra administrative Ungrej banditi i rilindjes Eduart Ndreca pasi humbi ne fshatin e vet i kerkoi duke e kercenuar me jete leket e votave mbrapsht te ndjerit Kastriot Lukes!
Ai ne deshperim e siper piu fotoksine dhe fatkeqesisht ndroi jete 4-5 dite pas zgjedhjeve ne moshen 27 vjecare. Eduard Ndreca edhte trafikanti i droges se Kashnjetit qe me leket e droges bleu votat ne Lezhe por populli nuk e votoj”.