Andres Iniesta të premten deklaroi se në fund të sezonit do të largohet nga Barcelona pas 16 vitesh të kaluara në “Camp Nou”, dhe për një figurë si ai menjëherë filluan të vijnë falënderimet e para, pa dallim ngjyrash.
Një nderim për 33-vjeçarin bëri edhe skuadra spanjolle e Numancia-s, e cila publikoi në Twitter një foto të Iniestës gjatë një ndeshjeje të Barcelonës në stadiumin “Los Pajaritos” disa sezone më parë, por fansat panë diçka që nuk shkonte te kjo foto: mesfushorit i dukej një testikul.
Numancia, pasi e kuptoi gabimin, publikoi një foto tjetër të Iniestës dhe shkroi këto fjalë: “Të kërkojmë falje Andres! Nuk e bëmë me dashje”.