Nga Anri Bala
Kuvendi i PD-së, më në fund na shkriu e gajasi, e “tundi dhe e shkundi” politikën, melodia e njëjtë, orkestrantët po ato, dirigjenti po ai, që i ka drejtuar “mrekullisht” demokratët drejt “rrëzimngritjes” dhe në fund i zoti i dasmës, që thirri e u ngjir… për bashkim pas shkërmoqjes.
Sot, i zoti i dasmës, “plaku digjital”, sepse ky është titulli i fundit që mbanë akoma, i “joshi” të ftuarit me fjalimin e tij të ndjerë, e në fund për ta mbyllur “ahengun”, i ftoi dasmorët për t’u bashkuar e kërcyer vallen: “Dashit po i bien allatet.”
Është me të vërtetë një çudi e madhe në Shqipëri, ku njerëz, që në mes të ditës kanë kryer krime, e në mes të natës i kanë pranuar ato, pa asnjë mëdyshje, hezitim, frikë apo pendesë, sot e gjithë ditën e zotit, dalin përpara njerëzve, a thua se janë përpara një tufe bagëtie dhe flasin për krime, drogë, shkatërrim të shtetit dhe demokracisë, nga ata që i’u vunë drurin.
Me pasionin dhe dëshirën e madhe, që kanë në mendje dhe në zemër, bëhen ëndrrimtarë e parashikojnë, se Zoti do bëj mirë dhe për të këqinjtë, po e gënjeve, duke veshur lëkurën e deles. Por nga halli, duan të harrojnë se Zoti nuk fal, e mëkatet lahen me pendesë dhe dhënie llogarie, për të këqijat e dënueshme dhe dëshirat shpirtliga të parealizueshme, edhe nga delja… nëse i ka bërë.
Lutja dhe ëndrra e tyre: “Zot a është Rama në ditët e fundit… të pushtetit, që ta marrim ne shtetin”, ka arsye madhore, që të mos realizohet?!
Nuk ka se si Zoti, që në fakt është populli, ta largoi Ramën, edhe sikur të vrasë katër veta, sepse barazohet me ato që e ëndërrojnë si “sozinë” të tyre politike, e që ta largoi duhet të vrasi pesë! Nuk ka se si populli, ta largoi atë për taksën e Rrugës së Kombit, sepse i’a kërkon hajduti i kombit, që duhet të kthej një ditë, plaçkën e grabitur, gjë që nuk ka për të ndodhur kurrë, e Ramës ia lehtëson ndjesën për drejtësinë apo padrejtësinë.
Nuk ka se si zot populli, të rrëzoi një drejtues në shtetin e kapitalit, se mbledh taksa dhe detyrime, kur ka pranuar dhe votuar sistemin, që është shumë larg shtetit pa taksa… shtetit komunist, që fle në mendjen e çdo të çmenduri në politikë, që nuk ka njohurit elementare të politikave të djathta, por hedh në treg, për të varfërit “pushtetin popullor, “për të luftuar kapitalistët që na rropën”.
Rrokullima e demokracisë, e ideuar nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha, me mbjelljen dhe korrjen e drogës në plantacionet e ligjëruar si “strategji politike e kohës” dhe shkatërrimi i shtetit në ’97, janë të pashoqta për tu justifikuar, duke i barazuar si të njëjtë, me ngjarjet imagjinare të “hiçit”, që edhe ato për dreq, nuk gjënden lehtë, ndaj ditët nuk janë të numëruara, por të përfunduara për kriminelët gjykatës.
Koha nuk kthehet mbrapsht… por njerëzit kthehen një ditë, edhe në vendin e krimit. Këto po kthehen… çdo ditë dhe më e pabesueshme është dëshira për të na kthyer në pushtetin e tyre, ku vriteshin njerëz, e ku ky popull për pak u përfshi në një luftë civile, kur presidenti i vetëshpallur mbret, nuk lëshonte karrigen e gjakosur, ku vriteshin deputetë, gjyqtarë, qytetarë dhe drejtësia bënte gjumë letargjik!
Largqoftë në ardht ajo kohë! E në ndodhtë… atëherë duhet t’i kërkojmë Zotit mëshirë, pa e ditur se çfarë i kemi bërë, se nuk jemi ne mëkatarët dhe të dënoi e dërgoi drejt “ferrit”, ato që na trajtuan si bashkëpuntorë, kur ishim veçse pjesë e mashtrimit të tyre!
Ditë e fundit të Ramës, nuk mund të numërohen nga plaku “ëndërrzi” e ditëpërfunduari Berisha… sepse atëherë, edhe ne do mbetemi duke pritur “allatet” të bien dhe demokracia do flejë gjumë, në një pushtet pa fund, për aq kohë sa opozitarizmin e bënë faqja më e zezë e këtij vendi!/Tellalli