Një akuzë e drejtpërdrejtë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike ka qenë ajo e një prej ish-funksionarëve të kësaj partie në Kukës.
Ibsen Elezi, ish-kryetar i degës lokale të PD në Kukës, ka marrë fjalën gjatë diskutimeve dhe i është referuar protestës kundër tarifës në “Rrugën e Kombit” e cila degjeneroi në përplasje me policinë dhe akte dhune. Sipas Elezit, tre ditë para protestës, PD punoi kundër saj.
Ai shprehu rezerva edhe kundër aleancës së PD me LSI.
PD për tre ditë me radhë ka punuar që të dështonte protesta në Kukës. Partia Demokratike nuk duhet të bëjë aleancë me LSI-në. Nuk na duhet ajo aleancë.