Ish nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, ka reaguar mbi votimin e statutit të ri të forcës politike.
Topalli e konsideron votimin të pavlefshëm pasi sipas saj nuk ka pasur votat e mjaftueshme të cilat janë të parashikuara në statutin e PD-së.
“Nuk ka kuorum. Rrezohet Lulzim Basha!
Kuvendi i Statutit te Lulzim Bashes u rrezu bashke me Statutin e LB sepse nuk mori kuorumin .
Salla e Kongreseve ka rreth 2500 karrige , shume prej te cilave ishin bosh gjate gjithe votimit .
Nderkohe qe Kuvendi sipas Lulzim Bashes ka 7000 delegate.
Sot u perserit ajo qe ka ndodh rreth nje vit me pare kur u fallsifikua dhe u vjedh vota e pjesemarrja e demokrateve ne proçesin antistatuor te zgjedhje se Lulzim Bashes.
Tani Lulzim Basha hypi avionit dhe ik ne Holande;
Keshtu çlirohet dhe PD nga pengmarrja”, shprehet Topalli. (TemA)