osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Serie A/ Inter dramatik në “San Siro”, Juventusi e përmbys dhe merr tri pikë me aromë titulli (renditja, video)

Serie A/ Inter dramatik në “San Siro”, Juventusi e përmbys dhe merr tri pikë me aromë titulli (renditja, video)

Juventusi bëri një përmbysje të madhe në mbrëmje në duelin vendimtar me Interin, pikërisht në stadiumin “San Siro” të Milanos, duke fituar 3-2 një ndeshje që cilësohej vendimtare për fatet e titullit kampion në Itali. Dhe Juventusi jo vetëm fitoi, por ruan të paprekur kryesimin e Serisë A, duke bërë një hap të madh drejt titullit kampion. Për momentin katër pikë larg Napolit të vendit të dytë, por napolitanët do të luajnë të dielën ndeshjen e tyre përballë Fiorentinës dhe kanë sërish shans të afrohen me një pikë.

Sa i përket ndeshjes, Juventusi u shfaq më kërkues që në minutat e para, madje duke gjetur golin në minutëbn e 13-të, kur Daglas Kosta shfrytëzoi një rreshtim të gabuar të Kandrevës dhe ndëshkoi Handanoviç. Në minutën e 15-të gjërat për Interin u bënë shumë të vështira, pasi mesfushori uruguajan Vecino, në një top të diskutueshëm me Mandzukiç, shkel me takë kroatin dhe pas VAR-it, Orsato vendos t’i tregojë kartonin e kuq.

Nga ky moment loja tensionohet dhe arbitri detyrohet të ndëshkojë disa futbollistë të bardhezinjve, pasi vendosi që në fillim që të veprojë me dënim maksimal. Loja vijoi të jetë e tensionuar, teksa zikaltrit patën pretendimet e tyre edhe në 2-3 raste ndërhyrjesh të gabuara, por të gjykuara si të rregullta nga Orsato. Gjatë 6 minutave shtesë në pjesën e parë, Juventusi shënon edhe një tjetër gol, por që u anulua nga VAR, pasi ishte në pozicion të dukshëm jashtë loje. Nga ana tjetër, Interi rrezikoi në dy raste me Kandrevën, por Buffon ishte në lartësinë e duhur për të shmangur golin.

Por Interi nuk kishte ndërmend të dorëzohej dhe u vu i gjithi në funksion të përmbysjes së rezultatit dhe ia doli në pjesën e dytë por jo për krejt ndeshjen. Golin e barazimit e shënoi Mauro Ikardi në minutën e 52-të, ku argjentinasi devijon në rrjetë një top të krosuar në zonë nga portugezi Joao Kancelo. Në minutën e 58-të, “San Siro” ulëret sërish, këtë herë pasi Orsato vendos të falë Miralem Pjaniç, që kishte një karton të verdhë dhe nuk merr të dytin, ndonëse ndërhyrja ndaj Rafinjës ishte vërtet e ashpër.

Në minutën e 65-të tifozëria zikaltër do të kalonte sërish në delir, pasi Perisiç bën gjithçka mirë në krahun e majtë, futet në zonë dhe kërkon pasimin për Ikardin, por Barzagli ndërhyn më përpara dhe devijon topin në rrjetën e Bufon, duke bërë që Interi ta përmbysë rezultatin, këtë herë në favor 2-1. Duke parë situatën e krijuar, trajneri i Juventusit Masimiliano Alegri kryen të 3 zëvendësimet, duke hedhur në fushë Dybalën, Bernardeskin dhe Bentankur, ndërsa pikërisht argjentinasi i afrohet golit të barazimit me goditje dënimi, por Handanoviç bën mrekullinë, duke grushtuar.

Barazimi për skuadrën e Alegrit vjen në minutën e 87-të, kur Kuadrado bën gjithçka mirë në zonë dhe kthen një pasim drejt qendrës, që Skriniar e devijon në rrjetën e Handanoviç. Vetëm dy minuta më pas, është Higuain që shënon golin e avantazhit për bardhezinjtë, pasi sheh sërish Santon të gabojë dhe rikthen edhe njëherë Juventusin në avantazh.

Pas kësaj fitoreje Juventusi ngjitet në kuotën e 88 pikëve, ndërsa Interi komplikon maksimalisht arritjen në zonën Champions. Kjo humbje e lë atë në vend të pestë ndërsa Lacio rivale ka një shans të dielën të thellojë epërsinë e të ketë më shumë shanse për të siguruar zonën top-4 që të jep të drejtën e pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve.