Pasditen e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha ka qënë i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, ku ka folur në lidhje me aktualitetin politik në Shqipëri.
Por në një moment, Berisha është bërë nostalgjik dhe në sytë e tij ka pasur lot.
Ndërsa është pyetur nëse do të ketë një rikthim të mundshëm të Berishës në krye të PD, ai u përgjigj “Epoka Berisha është mbyllur njëherë e përgjithmonë, largimi im është pa kthim”,- tha ai.
“Thelbi i ekzistencës së një njeriu është lufta për dinjitetin e tij dua të them diçka se po më kthen pak mbrapa, (përlotet) në diktaturë kam qene kalorës në profesionin tim por problemi im ka qene dinjiteti. Isha kalorës në kardiologjinë time, por përsëri na mungonte dinjiteti”.