osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Detaje të reja nga lobimi i LSI në SHBA, amerikanët prej një viti hije dyshimi për kontratat e Ilir Metës. Ku është financuesi i 75 mijë dollarëve?

Detaje të reja nga lobimi i LSI në SHBA, amerikanët prej një viti hije dyshimi për kontratat e Ilir Metës. Ku është financuesi i 75 mijë dollarëve?

Zbardhen të tjera detaje sa i takon lobimeve të LSI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Revista prestigjioze “Mother Jones” publikoi një artikull pak ditë më parë, ku hidhte dyshime se LSI ishte lidhur me kompani guaskë dhe të implikuar me rusët për të krijuar lidhje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por lidhja e kontratës së LSI me kompaninë “McKeon” ka ngjallur dyshime te amerikanët që prej gati më shumë se një viti.

“Mother Jones” është media e cila ka hedhur dritë mbi lidhjet që kjo kompani ka pasur me kompani të tjera dyshimta apo që drejtohen nga rusët. Mirëpo disa media kanë hedhur dyshime edhe më përpara sa i takon kontratës që Ilir Meta ka firmosur me kompaninë në fjalë. Një ndër mediat më prestigjioze që ka shkruar vazhdimisht është “The Hill”.

Kjo media ka bërë një intervistë dhe me kreun e “McKeon”, ndërsa ka hedhur dyshime mbi vlerën e kontratës. LSI ka deklaruar në KQZ se ka paguar 15 mijë dollarë, por sipas artikullit është shumë pak krahasuar me kompani lobuese. “Ilir Meta, punësoi Grupin “McKeon”, një firmë e themeluar nga ish-republikani Buck McKeon, ish-kryetar i Komitetit Parlamentar për Forcat e Armatosura. Ai ka rënë dakord të paguajë kompaninë 15,000 mijë dollarë në muaj, sipas dokumenteve të paraqitura në Departamentin e Drejtësisë.

Shuma është relativisht e vogël për një kontratë lobimi të huaj”, shkruhej në artikull. Por ajo që shton akoma më shumë dyshimet është një artikull i bërë nga “Florida Politics”, sa i takon lobimeve që PD-LSI-PS bëjnë në SHBA. Aty bëhet një analizë e parave që shpenzojnë partitë shqiptare, teksa jepen dhe shifra konkrete. Por sa i takon lobimeve të LSI, artikulli thotë se “McKon” ka deklaruar 90 mijë dollarë fitime nga kontrata me LSI.

“Në janar, një grup i tretë politik shqiptar, Lëvizja Socialiste për Integrimin, përdori grupin “McKeon” për të lehtësuar kontaktet me anëtarë të administratës së Trump. LSI u krijua në vitin 2004 nga një ish-anëtar i Partisë Socialiste, Ilir Meta, i cili ka qenë dhe kryeministër. Nga pakti gjashtë-mujor me LSI, “McKeon” fitoi 90 mijë dollarë”, thuhet në artikull. Nëse shihen deklarimet e LSI në KQZ, aty janë deklaruar 19 milionë lekë të vjetra, ose 15 mijë dollarë. Sipas medieve amerikane, “McKeon” ka deklaruar 90 mijë dollarë fitime. Pyetja është se kush i ka paguar 75 mijë dollarë?

Investigimi i “Mother Jones”

Revista amerikane “Mother Jones” pak ditë më parë publikoi një tjetër investigim ku në qendër ishte vendosur Lëvizja Socialiste për Integrim, për të cilën thuhet se ka lobuar në SHBA përmes një kompanie të dyshimtë. Në artikullin e titulluar “Kush e paguan Bcuk McKeon-in në favor të një partie shqiptare? Si përdori kompania misterioze një kongresmen republikan për të lobuar me Trumpin dhe Kongresin?”, Mother Jones përmend veprimet misterioze të kompanive “offshore” në favor të Lëvizjes Socialist për Integrim. “Vitin e kaluar, Howard “Buck” McKeon, një ish-kongresist republikan i cili kryesoi Komitetin e Shërbimeve të Armatosura, u angazhua për të lobuar për një parti politike shqiptare që kërkonte qasje në administratën Trump dhe republikanët e Kongresit.

Por pjesa më e madhe e punës së firmës së tij ishte financuar nga një ndërmarrje qipriote e quajtur “Dorelita Limited”, krijuar nga një avokat i bazuar në Qipro, i cili specializohet në formimin e korporatave offshore dhe që ishte i lidhur me kompani të lidhura me një oligark të shquar rus. Megjithatë, kjo kompani fantazmë tani kontrollohet, të paktën në letër, nga një avokat me bazë në Athinë, i cili në të kaluarën ka këshilluar një miliarder grek mjaft të debatuar.

Burimi i parave që rrjedh nga “Dorelita” për te grupi “McKeon”, dyqani i lobimit McKeon i themeluar në vitin 2015 pas largimit nga Kongresi, mbetet i errët. Kjo, në fakt, mund të jetë pika kryesore”, thuhet në artikull. LSI vetë i rrëzoi këto pretendime dhe deklaroi se do e hedhë në gjyq revistën./ SOT