Videon erotike mes Ervin Salianjit dhe Grida Dumës e ka nxjerrë Sali Berisha.
Kjo gjë pohohet nga ana e gazetarit Elvi Fundo, portali i të cilit botoi mesazhet erotike mes dy deputetëve demokratë.
“Videon e Salianjit me GD ma solli Sali Berisha”, shkruan Fundo në Tuiter, pa dhënë më shumë detaje.
Ervin Salianji dhe Grida Duma u filmuan ndërsa shkëmbenin disa mesazhe të forta erotike në ambientet e Kuvendit, në kohën që zhvillohej seanca parlamentare.
Askush prej tyre nuk ka dhënë asnjë shpjegim, ndërkohë që prej daljes së kësaj video, ishte aluduar se ai që e nxorri ishte pikërisht Sali Berisha.
Nuk dihet nëse tashmë do të ketë ndonjë reagim nga Lulzim Basha, pasi ky veprim i Berishës është edhe një goditje e rëndë për të.
Kjo, duke qenë se Salianji dhe Duma njihen si dy prej njerëzve më besnikë të tij dhe që janë promovuar në PD, pikërisht nga Basha.(TemA)