Abuzimi seksual duket sikur ka qenë i pranishëm në jetën e femrave të të gjithë botës dhe vetëm këtë vit po e kuptojmë. Ky fenoomen që ngelet ende shumë shqetësues paska pushtuar jetët e femrave të famshme në fillimet e tyre, kryesisht yjet e kinematografisë e muzikës në botë.
Më mjë intervistë për Oprah Ëinfrey, aktorja Amy Schumer tregoi se si e kujton humbjen e virgjërisë dhe ajo ka vetëm një fjalë për atë eksperiencë: Përdhunim. “Nuk e kishte miratimin tim, e humba virgjërinë, ndërsa isha duke fjetur dhe kjo nuk është në rregull,”- tha Schumer për Ëinfrey.
Aktorja ka treguar se historia e saj nuk është nga ato që dikush del në qoshe, të kap e të përdhunon. “Ende dëshiroja të isha me të. Vazhduam lidhjen dhe nisëm të bënim seks rregullisht disa muaj më vonë. Herën e dytë që e bëmë, u përpoqa të pretendoja se ishte hera e parë.”
“Shkova në dhomën e nënës sime dhe i thashë se e kisha humbur virgjërinë. Por ishte një gënjeshtër dhe tani do të gënjeja edhe nëse do të thosha se nuk ndihesha sikur gjithë përvoja ime ishte e shkatërruar”, kujton Schumer.