Bajern Mynihu do të luajë në shtëpi ndeshjen ndaj Eintrakt Frnakfurtit dhe duke pasur disa mungesa të rëndësishme, tekniku Jup Heinkes ka vendosur që t’i besojë talentit të të rinjve, Meritan Shabani.
19-vjeçari nga Kosova ka zënë vendin e mesfushorit Arjen Roben, i cili është lënë pushim nga Heinkes. Ky është grumbullimi i tretë i Shabanit me skuadrën e parë dhe debutimi i parë në një ndeshje zyrtare. Ai ka debutuar më parë në një ndeshje miqësore përballë Sonehofit, duke dhënë edhe një asist, ndërkohë që i grumbulluar ka qenë dhe në një takim ndaj Lajpcigut.