Nadia Bodnaruk një vajzë ukrainase ka konkuruar në kompeticion muzikor më të ndjekur mbarë botëror The Voice, respektivisht në vendin e saj Ukrainë.
Nadia ka bërë një zgjedhje kurajoze duke kënduar një nga këngët më të suksesshme shqiptare e cila “çau” kufijtë duke u kthyer në një super-hit botëror.
Dhe bëhet pikërisht fjalë për këngën Nëntori të artistes Arilena Ara e cila u pozicionua në vendin e dytë në festivalin Kënga Magjike.
Por suksesi dhe visualizimet të cilat kapën shumë shpejt milionat, bënë që Arilena të publikonte versionin anglisht të kësaj kënge titulluar “Im Sorry”, shoqëruar edhe me një videoklip fantastik.
Mirëpo vajza nga ukraina nuk dihet për ç’arsye ka zgjedhur ta këndojë në shqip, kur ka qënë e vetëdijshme që juria nuk do ta kuptonte tekstin e kësaj kënge.
Deri në minutat e fundit të performancës së Nadias anëtarët e jurisë kanë ngelur të impresionuar nga zëri i konkurentes e cila bëri një performancë të shkëlyqer, por ngrinin supet dhe shihnin nga njeri-tjetri se në ç’gjuhë po këndohej, përcjell Lexo.al
Në falsetin përfundimtar të këngës, një nga anëtaret e jurisë ka “mbledhur veten” duke i dhënë fund ‘self-quizit’: Çfarë gjuhe është”?
Dhe ka shtypur butonin duke bërë që Bodnaruk të shpërthejë në lot duke i dhënë mundësinë e artë asaj për të kaluar në fazën tjetër, atë të betejave.
Vajza i ka shpjeguar më pas që e ka kënduar këngën në gjuhën shqipe pasi i pëlqente dhe i dukej tejet i veçantë ky version edhe pse egzistonte edhe ai anglisht.
“Ne mbi të gjitha vlerësojmë zërin dhe nuk përbën aspak problem gjuha”– ka thënë anëtarja e jurisë.
Publiku pas kësaj është ngritur në këmbë dhe ka brohoritur fort për Nadian.