Ka mbërrtitur në aeroportin Rinasit patriarku rus Kirill në kuadër të një vizite dy ditore në vendin tonë.
Kjo është hera e parë që Kirill vjen në Shqipëri, teksa gjatë qëndrimit të tij dy ditor do të takohet me kryepeshkopin Janullatos, por edhe me kreun e shtetit Ilir Meta dhe zyrtarë të tjerë të lartë në vendin tonë.
Mësohet gjithashtu se gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, Patriarku rus do të vizitojë Manastirin e Shën Vlashit në Durrës, por edhe qytetin e Beratit.
Patriarku ka mbërritur i rrethuar me forca të shumta sigurie, të cilët do të ruajnë partiarkun rus Kirill gjatë agjendës së tij në Shqipëri.