Një lajm i bujshëm, por që sigurisht është “fake” i pavërtetë, është shpërndarë nga ish-deputeti i majtë Eduard Ndocaj në rrjetet sociale. Ndocaj ka shpërndarë në Instagram një lajm që flet për arrestimin e ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha. “Ish-kryeministri Sali Berisha është vënë mbrëmjen e djeshme nën prangat e policisë së Durrësit”. Kështu shkruan ish-deputeti Ndocaj.
“Arrestimi i tij është bërë në Gjirin e Lalzit, ndërsa Berisha po darkonte me familjen e tij në vilën familjare që zotëron. Mbi Berishën mësohet se rëndojnë dy akuzat si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit dhe 4 vrajset e 21 Janarit.
Ai akuzohet për veprime dhe mos veprime me autoritetin që kishte në vitin 2008 dhe 2011”, është shkrimi që Ndocaj citon. Lajmi është shoqëruar me një foto montazh që shfaq ish-kryeministrin me pranga dhe të shoqëruar nga dy efektivë të policisë.