Kreu i demokratëve është takuar pasditen e së dielës me qytetarët e Pukës. Gjatë fjalës së tij, Lulzim Basha u tha mbështetësve të tij se tashmë shqiptarët e kanë një mundësi dhe e kanë një zgjedhje më 25 prill.
Kryedomkrati tha për rivalin e tij Edi Rama tha se e ka pasur pushtetin në dorë prej vitesh, dhe sipas tij, nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar qytetarët. “E ka pasur pushtetin në dorë dhe nuk ka bërë asgjë për t’ju ndihmuar. Ju ka vënë në qafë lakun e mjerimit, edhe lakun e kriminalitetit…”
Basha tha se alternativa e ndryshimit me PD, do të bëjë që rinia e Pukës të edukohet e të punojë në Shqipëri, pa pasur nevojën që të largohet.
“Alternativa jonë e ndryshimit, do të punojë, që rininë e Pukës ta mbajmë këtu e t’i punësojmë këtu. Do ta çlirojmë Pukën nga kriminelët…”
Basha premtoi se qeveria e ardhshme me të në krye do të jetë qeveria e njerëzve dhe për njerëzit.
“Ora e ndryshimit po vjen! Hapjani zemrat ndryshimit! Votoni masivisht numrin 9! Do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve!..Ndryshimi n nuk mund ta ndalë askush. Masivisht në kutitë e votimit. Qeveria ime, e njerëzve dhe për njerëzit.”
Por në fakt Puka dhe zonat rreth saj në këto 8 vjetë janë kthyer në perla turistike nga gërmadha që lanë pas qeveria e Berishës dhe e Lulit dhe i vetëm ndryshim që mund të bëjë është të shkatërroi ato që janë ndërtuar dhe transformuar në këto 8 vjet.
Puka e PD-së
Puka sot