Platforma sociale ka zbuluar standardet, të cilat nëse shkelen do ju bllokojnë profilin.
E në listën e gjërave përfshihet:
- Postimi i cdo lloj përmbajtjeje me qëllim të dhunshëm ose përmban kërcënime është rreptësisht e ndaluar.
Nëse zbulohet se promovoni krimin, shisni drogën ose armët, llogaria juaj do fshihet menjëherë.
- Siguria e përdoruesve të Facebook është vënë në rrezik nga sulmi kibernetik.
Nëse do ketë ngacmim të vazhdueshëm, përfshirë keqpërdorimin e postimeve apo fotove, nuk tolerohet.
- Postimet me përmbajtje të papranueshme, si zhveshja monitorohen dhe hiqen menjëherë.
Kjo gjë përfshin fjalimet fyese, diskriminimin, dhunën dhe lakuriqësinë.
- Facebook përcakton postimet që synojnë të shkaktojnë dëme emocionale dhe fizike, të cilat fshihen menjëherë nëse kërcënohet siguria e përdoruesit.
- Përmbajtjet përmbushin kërkesat e ‘integritetit dhe origjinalitetit’, prandaj Facebook zbulon nëse përdoret një emër i rremë dhe fshin llogarinë tuaj.
Ndërsa për lajmet e rreme, nuk shkaktojnë asnjë problem.
- Facebook e fshin llogarinë tuaj nëse ju e kërkoni.
Nëse ndodh që një person humb jetën, stafi i kompanisë Facebook fshin llogarinë nga kërkesa e konfirmuar e familjes tuaj.