Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2,652 testime nga të cilat 179 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë të prekur me koronavirus edhe 2 persona, ndërsa 587 kanë arritur të fitojnë betejën me virusin.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
38 raste në Tiranë, 16 në Fier, 12 në Gjirokastër, 11 në Durrës, 10 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Gramsh, 6 në Skrapar, nga 5 raste në Devoll, Lezhë, nga 4 raste në Elbasan, Lushnje, Pogradec, Sarandë, Peqin, Këlcyrë, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Pukë, nga 2 raste në Kukës, Has, Mirditë, Mat, Tepelenë, Poliçan, nga 1 rast në Tropojë, Berat, Dibër, Malësi e Madhe, Maliq, Dropull.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 587 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 100,600 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 2 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, të moshave 82 – 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.