Fëmija i vogël, rasti i të cilit kishte tërhequr vëmendjen e gjithë botës ditët e fundit, është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Lajmin për vdekjen e Alfie Evans, e dhanë prindërit e tij, Kate dhe Thomas Evans, nëpërmjet një statusi në facebook.
“Djali ynë ‘fluturoi’ lart sot në 2:30 am. Ndjehemi të dëshpëruar. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, shkruajtën prindërit e djaloshit në Facebook.
Rasti i Alfie Evans zgjoi kureshtjen e gjithë botës, teksa mjekët britanikë vendosën t’i fikin pajisjet që e mbanin në jetë, me pretendimn se djali i vogël nuk kishte shpresa për të mbijetuar.
Në këtë histori u përfshi edhe shteti italian, që ofroi të trajtojë në spitalet e veta 2-vjeçarin e vogël, që mbijetoi edhe për disa ditë pasi i hoqën aparaturat që e mbanin në jetë.