osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

“Sherr” në Kosovë për garimin e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri

“Sherr” në Kosovë për garimin e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri

Përfshirja e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, me tre kandidatë të pavarur ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë. Opozita po kundërshton një angazhimi të tillë, pasi shihet si një ndërhyrje.

Tashmë Vetëvendosja e cila zotëron pushtetin në Kosovë po akuzohet nga opozita se ka lënë qeverisjen në këto kohë të vështira të pandemisë, duke u angazhuar në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Reagimi i parë erdhi nga kryetari i LDK-së, i sapozgjedhuri Lumir Abdixhiku, i cili kritikoi qeverinë Kurti që po neglizhon gjendjen me pandeminë në Kosovë duke u marrë me zgjedhjet në Shqipëri.

Ai shton se angazhimi me zgjedhje e protesta në Shqipëri nga kryeministri, ministrat e deputetët e tij në kohë kur nga 80 bashkëqytetarë në javë vdesin në Prishtinë, kur të moshuarit e të rrezikuarit presin vaksinim, tregon papjekuri e papërgjegjësi.

“Përpjekja për të prekurit e familjet e tyre, për secilin tjetër që sot pret shpëtim – qoftë madje edhe si solidarizim – është një shembull sjellje prej lideri. Është lidership. Këtë punë, këtë shembull, këtë sjellje kjo Qeveri nuk po e jep dot! Ajo i ka braktisur njerëzit e vet. Në vend të kësaj, në kulmin e krizës shëndetësore e ekonomike, pozita, e zgjedhur për të prirë këtu, ka zgjedhur të jetë opozitë protestash e fushatash në një tjetër shtet”, ka shkruar ai në Facebook.

Abdixhiku ka shkruar se duket se 14 shkurti është kuptuar si fund e jo si fillim. “Por me këtë fillim të dobët, të dobët shumë, edhe muajt e mjaltit marrin fund. Keni përgjegjësi, mbani përgjegjësi”, ka shkruar tutje ai.

Por më i ashpër ka qenë reagimi i ish-deputetes së LDK-së, Melihate Tëmrkolli, e cila bën një paralele mes Kurtit dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

“VV-ja në zgjedhjet e Shqipërisë Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti dhe partia e tij, VV-ja, me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet në Shqipëri po veprojnë njësoj si Vuçiçi me Listën serbe në Kosovë”, shkruan ish-deputetja.

Më tej ajo thekson se “Kryeministri Kurti, direkt apo indirekt po legjitimon shkeljen e sovranitetit të Kosovës nga Serbia. Është filli i një rreziku dhe dëmi të madh shtetëror për Kosovën”.

Kritika erdhën edhe nga PDK-ja, një tjetër parti e opozitare. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në konferencë për media shprehu shqetësimin për, siç ka thënë ai, ikjen e kryeministrit Albin Kurti nga përgjegjësitë urgjente që ka Kosova.

“Fatkeqësisht, vetëm në 20 ditët e fundit, 212 qytetarë kanë humbur jetën në betejë me virusin. Përveç një ndihme të vogël, Qeveria nuk ka siguruar asnjë vaksinë. E vetmja gjë që kryeministri Kurti ka ndërmarrë deri më tash ka qenë një urdhër për izolim për qytetarët e Kosovës, përderisa ministrat dhe deputetët e partisë së tij kanë çarë rrethimin dhe kanë dalë në Shqipëri për të bërë fushatë zgjedhore. Kryeministri Kurti është vaksinuar vetë dhe ai ndihet komod me faktin se i ka pranuar 25 mijë vaksina donacion – një ndihmë kjo e siguruar nga Qeveria e kaluar, por nuk ka bërë asnjë hap për të siguruar edhe qindra mijëra vaksina të tjera që u duhen më shumë se kurrë qytetarëve të Kosovës”, deklaroi Tahiri.

Vetëvendosja apel për rrëzimin e Ramës

Ditët e fundit Albin Kurti në faqen sociale ka mbajtur disa postime duke promovuar tre kandidatët Boiken Abazi në Tiranë, Iljaz Shehu në Lezhë dhe Kreshnik Merxhani në Gjirokastër. Ndërkohë që pas fitimit të zgjedhjeve në Kosovës, Kurti udhëtoi menjëherë drejt Tiranës, duke promovuar tre kandidatët në të tre qytetet.

Tashmë e gjithë Vetëvendosja po synon të promovojë këta kandidatë për deputetë, ku eksponentë të saj po bëjnë thirrje hapur për të rrëzuar qeverinë Rama, duke e cilësuar si të korruptuar.

Një thirrje e tillë është lëshuar së fundmi nga Fitore Pacolli deputetja e Vetëvendosjes. “Qytetarët e Shqipërisë kësaj radhe mund të vendosin #KrejtTjetër. Korrupsioni e krimi i organizuar u ka zënë frymën. Sot qenkan arrestuar aktivistët që tentuan të ndalojnë zaptimin e radhës. Lumi i Thirrës është e mirë publike jo pronë e oligarkëve që ua kanë mësyrë edhe atyre pak pasurive të pakta natyrore që kemi.. .Tani shembuj të tillë kemi shumë në Kosovë e Shqipëri, në Maqedoni e Mal të Zi, në Bosnje e Serbi. Aty ku sot ka hidrocentral nuk ka banorë që dikur popullonin zona të tëra. Nuk ka as florë e faunë. Shqipëria sikur nuk e ka ndër mend të ndalet po vazhdon shkatërrimin nga Valbona e deri në Vjosë. Ne në Kosovë do të shpëtojmë ata lumenj që na kanë mbetur e do të restaurojmë aq sa mundemi ata që tashmë na i kanë shkatërruar. Kosova e bëri ndryshimin! Ndjek rrugën e Kosovës Shqipëri!”, shprehet Pacolli.