Të paktën 7 studentë janë sulmuar për vdekje me thikë. Ngjarja ka ndodhur në një shkollë në qytetin verior të Kinës. Mediat lokale raportojnë se një aggressor me thikë në dorë sulmoi 19 studentë pranë një shkolle në Mizhi të provincës Shaanxi, teksa ata po ktheheshin për në shtëpi pas mësimit.
Fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë disa të rinj të shtrirë në tokë, të rrethuar nga kalimtarë të rastit të tronditur. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Mosha e saktë e tyre nuk është dhënë, por raportime mediatike sugjerojnë se ata janë të grupmoshës 12-15 vjeç. Një i dyshuar është ndaluar nga policia dhe po merret në pyetje.