Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 3342 testime të kryera, janë konfirmuar 360 raste të reja, ndërsa raportohet se janë shëruar 534 persona dhe 6 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit
Dje, numri i rasteve të reja ishte 286.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3342 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 360 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 64 raste në Tiranë, 40 raste në Korçë, 34 raste në Fier, 20 raste në Elbasan, 17 raste në Krujë, 16 raste në Durrës, Vlorë, 12 raste në Lushnje, Gjirokastër, 11 raste në Berat, Skrapar, 10 raste në Kavajë, Librazhd, 7 raste në Shkodër, Ura Vajgurore, 6 raste në Malësi e Madhe, Peqin, 5 raste në Pogradec, Sarandë, Dibër, 4 raste në Devoll, Kukës, Has, Patos, 3 raste në Mirditë, Tropojë, Delvinë, Dropull, 2 raste në Krubin, Lezhë, Selenicë, Libohovë, 1 rast në Pukë, Mallakastër, Kamëz, Vau i Dejës, Divjakë, Roskovec, Gramsh, Finiq, Cërrik, Poliçan.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 534 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97,206 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 227 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qyetetar nga Shkodra, të moshave 68 – 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.