Princi Philip, burri i mbretëreshës britanike Elizabeth II, ka humbur jetën në moshën 99-vjeçare.
“Me pikëllim të thellë, madhëria e saj, mbretëresha, ka njoftuar për vdekjen e burrit të saj të dashur, lartmadhërisë së tij, princit Philip, dukës së Edinburgut”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Pallati Bukinghem.
“Lartmadhëria e tij vdiq paqësisht këtë mëngjes në Kështjellën Uindsor”, thuhet në njoftim.
Princi ishte martuar me princeshën Elizabeth më 1947, pesë vjet para se ajo të bëhej mbretëreshë.
Çifti ka katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe dhjetë stërnipër.