Gazetari Arjan Çani tha në emisionin Të Paekspozuarit se rasti i sjelljes së kontrollorëve nga Turqia tregon drejtimin që mund të marrë Shqipëria.
“Më 25 prill ne do të votojmë. A do të anëtarësohemi me Erdoganin apo në BE? Njerëzit sado të palexuar të jenë, në një moment të caktuar 2-3 ditë para votimit dikush duhet tua thotë.
Afërsia e tij me neootomanët është e frikshme. Shumë kanë frikë ta bëjnë këtë gjë. Orientimi i Shqipërisë nga do të jetë? Kjo me Albcontrolin është një shenjë e vogël se ku po shkojmë”, tha ai.
“Nuk ia vlen të mundohemi të gjejmë fijen në kashtë, Rama e ka të qartë modelin e tij, është ajo erdoganiste. Edhe mediat franceze e kanë quajtur Erdoganin vëllain i tij të vogël.
Kulmi arrit pikërisht pas bllokimit, kur merr në telefon sulltanin e madh dhe i thotë më duhen kontrollorë dhe ai ia ka sjellë parmbrëmë natën.
Nëse dikush deri dje thoshte jemi nën protektoratin e SHBA tashmë kemi hyrë nën protektoratin e qartë turk. Turqia shpëton kullën e Albcontrol. Shpëtoi Ramën”, vijoi ai.