Në emisionin Repolitix në Report Tv është publikuar dokumenti i firmosur nga qeveria Meksi për kursin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të njohur si kursi i ‘Plepave’. Në vendimin me 4 pika që cilësohej si reformë e drejtësisë kursi për prokurorët ishte tre muaj, ndërsa për gjyqtarët 6 muaj.
Pjesëmarrësit në kurs janë trajtuar me ushqim dhe fjetje falas, ndërsa atyre që shkëputeshin nga puna u jepej paga. Kursi, bazuar në vendimin e qeverisë Meksi në vitin 1993 është bërë në Shtëpinë e Pushimit në Durrës.
Nga ‘plepat’ te vettingu. Pas komunizmit, kursi i ‘plepave’ u cilësua si reformë asokohe, ndërsa reforma e miratuar para dy vitesh nga parlamenti shqiptar, është e dyta në sistemin e drejtësisë shqiptare. Reforma synon pastrimin e gjyqësorit shqiptar nga të paaftët dhe të korruptuarit dhe kursantët e plepave që në atë kohë as emrin e tyre nuk dinin të shkruanin kurse sot janë në majat e drejtësisë dhe në elitën e vendit si “borgjez” grotesk.