Aktori dhe pedagogu i Akademisë së Arteve Alfred Trebicka ka komentuar përfshirjen e figurave të artit në këtë fushatë elektorale pas shfaqjes së spoteve elektorale nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike.
Ai ka dalë dhe kundër debatit që u ndez kur Edmond Budina sulmoi Robert Ndrenikën dhe Tinka Kurtin.
Për aktorin Trebicka nuk ka asgjë të keqe që artistët të përfshihen në angazhime politike.
“Për mua është shumë normale, që të jenë, në aspektin parimor nuk ka asnjë problem që të jenë. Gjykimi nga pozita partiake e politike pastaj është subjektiv. Ky më pëlqen se ka folur për PD, partinë tate dhe e kundërta se është me PS-në. Po pse Edmond Budina është në nevojë që mbështet PD, nuk ka sens ky qëndrimi i tij?”, shprehet Trebicka për ‘Breaking’.