Në Samitin “Bërdo-Brione” në Shkup, ku po mbahet takimi i gjashtë presidentëve të rajonit, nuk është që ka shkuar ashtu si duhet.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç raportohet se ka qenë paksa problematik, duke u nisur nga fakti se ka pasur një përplasje verbale me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Siç u raportuar nga mediat, bisedat më të nxehta të Vuçiçit ndaj Thaçit kanë qenë në lidhje me marrëveshjet e arritur në Bruksel, ku sipas tij, Kosova nuk ka bërë asgjë për t’i konkretizuar ato.
Vuçiç ka pasur kritika ndaj Thaçit lidhur me mos krijimin e Asociacionit si dhe për arrestimin e Marko Gjuriçit muaj më parë, shkruan mediumi serb, Alo.
Sjellje të njëjtë Vuçiç, ka treguar edhe me presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, për shkak të tensioneve aktuale ndërmjet Zagrebit dhe Beogradit.
Takimi në sallën plenare u mbajt me dyer të mbyllura, e aty ka “shpërthyer” presidenti serb me kritika edhe ndaj Thaçit