Para pak kohësh u njoftua se një gropë e pazakontë me diametër 10 metër dhe me një thellësi 6 metër ishte hapur në Krongj, pranë Syrit të Kaltër.
Mësohet se ditët e fundit fenomeni ka vijuar përsëri pas gropa të tjera të çuditshme dhe jo shumë të zakonta janë hapur pranë ish-minierës së kripës në Sarandë.
Një gropë e dytë është krijuar në afërsi të ish-minierës së kripës në Dhrovjan. Shkak është bërë dukuria e fundosjes tektonike, që vazhdon.
Burimet zyrtare thonë se gropa e dytë e krijuar për këtë shkak, shtrihet në një sipërfaqe rreth 20 m2 dhe me thellësi rreth 4 metra.
Mësohet se priten ekspertë gjeolog nga Tirana, për të zbuluar shkakun e këtij fenomeni dhe se çfarë masash duhen marrë, për të mos rrezikuar jetën e banorëve.