Analisti Frrok Çupi ka komentuar situatën politike në vend. Sipas Çupit, mes kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha ka një diferencë kulturore.
Sipas Çupit, Rama merret vesh me njerëzit dhe e njeh gjuhën shqipe, ndërsa Basha njeh gjuhën sovjetike të drunjtë.
“Kryetari mazhorancë dhe ai i opozitës kanë një diferencë kulturore. Rama pavarësisht se është kryeministër, është një lëvrues shumë i mirë i gjuhës, shkrimit, e oratorisë. Në kohën që Rama i hapi rrugën si pedagog i radikalizmit në komunizëm me gjuhën e tij shumë të lavdërueshme e kishim shumë xhan.
Oratoria është e tillë dhe mbetet atje. Rama merret vesh me njerëzit dhe e njeh gjuhën shqipe, ndërsa Basha njeh gjuhën sovjetike të drunjtë. Ka fjalor shumë të kufizuar, nuk ka pasuri leksikore. Problemi i gjuhës nuk të bën të mendosh se je diktator. Unë nuk fyej njeri, por nuk e kam kapur Ramën të fyejnë opozitën”, u shpreh Çupi për Ora News.