Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” është hapur mbrëmjen e sotme me një përkujtim për operatorin Armand Hallavaxhiu i cili u gjet i mbytur pak ditë më parë në Karaburun.
E përlotur, moderatorja e emisionit, Ola Bruko tha se ndarja nga jeta e Armandit ka tronditur njerëzit që bashkëpunuan me të dhe se ai ka mbetur i skalitur në mendjet e të gjithëve.
“Të gjithë pyesin veten se si mund te kemi të shkruar fatin e jetës, buzëqeshja e tij ka mbetur e skalitur në mendjen e të gjithve ne”, u shpreh Ola Bruko.
“Ishte një person i veçantë që gjithnjë donte të bënte mirë”, tha imami Elvis Naçi.