“Eunuku” i Doktor mortjes Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, bëri edhe deklaratën e fortë se qytetarë që kanë marrë dozën e parë të vaksinave janë sëmurur madje edhe kanë humbur jetën.
Natyrisht në një vend rrumpall dhe nëpër telehale shqiptare mund të bësh çfarë të duash dhe nuk ka ligj që të ndalon sepse nuk ka shtet. Sepse të shpifish publikisht në kohë lufte, duke sajuar historira me vdekje, për të terrorizuar qytetarët që të mos vaksinohen dhe që të vdesin sa më shumë për të nxirë punën e qeverisë është krim i rëndë , por ky është shteti që kemi, që nuk i ionkastron këto maskarenj me zë eunukësh.
Ja shpifja skandaloze pa asnjë prove e fak nga eunuku i Berishës.
‘Menaxhimi i pandemisë nga Edi Rama njësoj si çdo aspekt tjetër i këtyre 8 viteve ka qenë një dështim katastrofik. Dhe çështja e vaksinave nuk përbën asnjë të re është po kështu dështim. Pse? E para e punës, vaksinat blihen me paratë e shqiptarëve. E dyta e punës besueshmëria tek procesi i vaksinimit vjen duke bërë transparencë. E para bën sikur i ka sjellë vetë, sikur i ka paguar me paratë e veta dhe e dyta nuk jep asnjë llogari, asnjë transparencë se si janë siguruar ato.
Ndërkohë kemi raportime që numri i atyre që duan të vaksinohen po bie me shpejtësi. Kemi raportime vdekjesh dhe të sëmurësh pasi janë administruar me një vaksinë. Po ne nuk jemi në gjendje të gjykojmë sot sepse ai ka ndërprerë elementin themelor të transparencës dhe të debatit publik apo profesional që janë të dhënat.
Të dhënat e vërteta jo të manipuluara e kjo është arsyeja pse ka dështuar dhe qëndrimi dhe plani ynë për të administruar këtë çështje shumë të rëndësishme është fare i thjeshtë, po jua përsërisë edhe njëherë. Ne kemi një grup ekspertësh të mbështetur nga 4 ekspertë perëndimor dhe ne do të sigurojmë në kohën më të shkurtër të mundshme përmes transparencës, një besueshmëri te procesi i vaksinimit, vaksina cilësore të cilat janë të domosdoshme për të kapërcyer pandeminë. Do ta bëjë qeveria e zgjedhur pas 25 prillit./Tellalli.al