Eurodeputeti gjerman David McAllister, i cili njihet si zëvëndësuesi i Angela Merkel në CDU, ka reaguar pas përplasjes së Edi Ramës dhe deputetit të partisë së tij Gunther Krichbaun.
Mc Allister, i cili ishte kryenegociatori mes Bashës dhe Ramës, në një intervistë për European Western Balkan, ka kryqëzuar kolegun e tij gjerman.
Në intervistën e tij, ai thotë se Gjermania mbetet e përkushtuar ndaj integrimit dhe nuk është shprehur si Krichbaun për shtyerje të hapjes së negociatave.
‘Vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten në agjendën e politikës së jashtme gjermane.
Kancelarja Angela Merkel është e përkushtuar në mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor, për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni.
Në Berlin, dhe veçanërisht mes anëtarëve përgjegjës të Bundetagut gjerman, nuk kam dëshmuar rënie të mbështetjes për politikat e zgjerimit.
Megjithatë, politikanët në Berlin i kushtojnë vëmendje faktit që vendet kandidate të përmbushin kriteret e vendosura të anëtarësimit dhe të zbatojnë reforma gjithëpërfshirëse në fusha vendimtare,” tha ai.