Lulzim Basha do të shpallë zyrtarisht fitoren enë parti kundër kritikëve të tij. Këtë të djele, pritet të mblidhet Kuvendi i PD ku do të miratojë edhe ndryshimet e statutit të partisë që sollen përplasje të reja mes Bashës dhe kundërshtarëve të tij.
Por mësohet se ish-garda e vjetër e PD-së, Topallim Imami, Bode, Bregu, Patozi do të bojkotojnë.
Selami ka konfirmuar pjesmarrjen në Kuvendin Kombëtar, ndërsa ka kërkuar të flasë para delegatëve.
Ish-deputetët, kritikë me Lulzim Bashën, do të bojkotojnë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Pjesë e Kuvendit Kombëtar do të jetë dhe ish-funksionari i lartë i Partisë Demokratike Besnik Mustafaj.
Burimet pranë grupit organizator, theksuan se të parët në Kuvend do të flasin qytetarët të cilët do të sjellin historinë e tyre personale dhe pakënaqësinë ndaj qeverisë.
Më pas pritet të flasë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili do të paraqesë tezat e tij për Partinë Demokratike dhe platformën e tij për rikthimin në pushtet.
E në fund do të jetë Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, i cili do të lexojë statutin për ta hedhur në votim para rreth 7.500 delegatëve.