E turpshme, ku ka arritur niveli i Partisë Demokratike. Jo vetëm që nuk arrin dot të fitojë votat e qytetarëve, por nuk arrin dot të mbushë asnjë sallë.
Ditën e djele PD do të zhvillojë Kuvendin e partisë. Por duket se bojkotimi i kundërshtarëve të tij, e ka trembur Bashën.
Kreu i PD ka kërkuar mbështetje të fortë nga LSI, si një mundësi për t’i dhënë më shumë entuziazëm dhe për të mos rriskuar me mbushjen e sallës.
Burime i thanë CNA.al, se kreu i PD Basha, ka kërkuar nga kryetarja e LSS Monika Kryemadhi që të mundësojë rreth 500-1000 mbështetës të LSI-së të pranishëm në sallë, si mundësi bashkëpunimi, e cila do të sillte më shumë entuziazëm në Kuvend, çka do të tregonte se koalicioni kish marrë bekimin në bazë.
Kur Basha nuk arrin të mbushë një sallë, si mund të mbushë kutitë e votimit?