Një rrebesh shiu i papritur në shkretëtirën e Negev në Izrael, ka transformuar një tokë të thatë në një lumë të furishëm me ujë në shumë pak minuta.
Lumi i improvizuar ka gjetur të papërgatitur një grup prej 25 ekskursionistësh duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë.
Burimet thone se dhjetë prej tyre janë akoma të humbur ndërsa shtatë prej tyre kanë humbur jetën në atë që duhet të ishte një aventurë mbushur me adrenalinë por pa rrezik./PamfletiMAGAZINE