osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ilir, të blesh vota është…të vjedhësh vota! (Video)

Ilir, të blesh vota është…të vjedhësh vota! (Video)

Ilir Meta ka dalë nga Durrësi duke u hequr si ithtar i votës së lirë. Sondazhet që tregojnë se LSI është tkurrur si kurrë më parë dhe se bashkë me Partinë Demokratike nuk marrin dot mazhorancën, madje janë larg saj që mbahet nga Partia Socialiste, e kanë tërbuar Metën i cili ka hapur një seksion në faqen e presidencës për të denoncuar moslirinë e votës.

Por, pavarsisht faktit që Ilir Meta ka kthyer institucionin e Presidentit të Repubikës në një mjet për të mbështetur LSI-në dhe opozitën, pavarisht se ai vetë ka braktisur Presidentin dhe ka dalë në fushatë çdo natë me personazhe problematikë me ligjin në çdo qytet, ajo që tregon kulmin e ironisë është fakti që Ilir Meta del e flet për vjedhjen e votës, por nuk flet për blerjen e votës me para në zarf, siç Meta dukej në një video në 2017.

Ilir Meta del e flet për vjedhjen e votës, por jo për blerjen e saj, që partia e tij e ka si simbol. Jo vetëm me para, por edhe me celularë që i ka shpërndarë ndër vitë në çdo qytet. Ai ka humbur qetesinë, si për të treguar se as paratë nuk bëjnë më punë për të mbledhë vota për LSI-në, ndaj edhe që sot ka filluar të përgatisë justifikimin e humbjes dhe rrudhjes së tmerrshme që partia e krijuar prej tij e që drejtohet sot nga e shoqja, pritet të pësojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Sondazhet, por edhe terreni tregon se LSI është shkërrmoqur, më e dobët se kurrë me figura qëndrore që janë larguar përfundimisht nga partia familjare dhe janë rikthyer në partitë e tyre natyrale prej nga kanë lindir si imazhe politike. Kjo është arsyeja e agresionit të Metës, i cili e di fort mirë se bashkë me ikjen e partisë ikin edhe shumë mburoja. Ndaj ai flet për vjedhjen e votës dhe jo blerjen e saj, sepse me të parën përgatit justifikimin për rezultatin negativ që pritet të marrë LSI, ndërsa me blerjen shpreson që të mund të mbesë akoma në lojë. Për këtë arsye, Ilir Meta bën sikur nuk e bën dot diferencën mes vjedhjes dhe blerjes së votës, që në fakt janë njëlloj./Endri Kajsiu