Ilir Meta ka folur në “Opinion” në lidhje me reformën në drejtësi si dhe për rolin e ndërkombëtarëve në vendin tonë.
Meta publikoi në emision mesazhin e një diplomati të huaj, që sipas tij, e ka nisur në emër të BE dhe SHBA. Në këtë mesazh, tregohen diskutimet që janë bërë jashtë syrit të medies në periudhën kur zgjidheshin anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.
Por injoranti Meta nuk e kupton se të përgjosh korespodencat e diplomatëve mes tyre është skandal diplomatik dhe aq më e rëndë, i dënueshëm edhe nga ligji shqiptarë.
Por Meta aq di dhe aq thotë duke u mburrur me idiotësitë që bënë çdo ditë dhe shumë shpejt do përgjigjet edhe për këtë vepër antishtet të radhës, që e tregon me mburrje si zbulim nga bandat e Bari Shaqirit, që ende piunojnë në organet e zbulimit dhe sigurisë.
Në mesazhin diplomatit thuhet se Rama nuk do ta bllokojë kandidaturën e Marsida Xhaferllarit në listën tjetër për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, çka për Presidentin Meta tregon qartë ndikimin e kryeministrit në reformën në drejtësi.
“Ky mesazhi këtu është për të kuptuar se si punojnë disa ndërkombëtar në Tiranë për Reformën në Drejtësi. Ky është një diplomat korrekt dhe ka qenë në atë takim. Ai e ka nisur këtë në emër të ambasadës amerikane dhe ambasadës së BE. Mirëmëngjes Beni thotë. I takova kolegët e mi amerikane dhe të BE dhe folëm më Ramën në telefon dhe nuk e mbështesin pozicionin e presidentit për pezullimin dhe këtë nuk ma thanë në darkë. Ata besojnë që arta Vorpsi tani është caktuar si rezultat i mekanizmit zhbllokues dhe ata do të dalin sot publikisht dhe kemi rënë dakord që mos i bjerë të fikët presidentit.
Rama megjithatë ra dakord që Marsida Xhaferllari të jetë në listën e presidentit për nominim për tjetrën. Dhe Rama nuk do përpiqet të bllokojë këtë. Pra, është Rama që i bllokon dhe jo KED që i infiltron kandidatët. Ky është mesazhi i një diplomati që ishte në takim në darkë. Por, ky është një qëndrim i turpshëm, anti-kushtetues. Nuk janë lojërat e Amerikës, por lojërat e ekspertëve.”