Kulmi i karrierës politike të Bashkim Finos do të do të shënohej në mars të vitin 1997, kur u zgjodh kryeministër i Shqipërisë, me konsensus të të gjithë grupimeve politike, për të drejtuar qeverinë e Pajtimit Kombëtar.
Shqiptarja.com sjell sot fjalimin e parë të Finos si kryeministër, në seancën plenare të Parlamentit, në 14 mars 1997, kur edhe mori votbesimin e Kuvendit. Në këtë fjalim të rrallë, Fino shpalos strategjinë për rikthimin e normalitetit, ndërsa jep mesazhin se të ‘gjithë së bashku mund ta bëjmë Shqipërinë’.
Fjalimi i plotë i Bashkim Finos sapo u zgjodh kryeministër
“I nderuar Kryetar, të nderuar deputetë! Qeveria e Pajtimit Kombëtar, e krijuar në një
situatë tejet të rënduar shoqërore, politike, ekonomike, financiare e sociale, do të punojë në këto drejtime kryesore:
1. Stabilizimi i rendit publik dhe vendosja e qetësisë.
Për këtë Qeveria do të jete në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha partitë politike, me
tryezën e këtyre partive dhe do te kërkojë prej tyre që te zgjerohet tavolina e partive politike, në
përputhje me rekomandimet e OSBE-se, për të dialoguar vazhdimisht me elektoratin që ato
përfaqësojnë dhe mbare popullin shqiptar. Qeveria është e hapur te prese, te diskutojë e te mundësojë zgjidhjet me optimale për problemet shqetësuese që paraqesin shtabet e shpëtimit lokal, bashkimet intelektuale dhe shoqatat ekzistuese.
Riorganizimi i rendit dhe i ushtrisë paraqitet si një nevoje tepër emergjente, për të cilën puna sapo ka filluar dhe do te vazhdoje me intensitet. Për këtë, në bashkëpunim me partitë politike dhe tryezën e tyre, me organet e pushtetit lokal dhe shtabet e qytetareve, Qeveria do te caktojë drejtuesit kryesore te këtyre shërbimeve në secilin rreth. Drejtuesit e rinj, në bashkëpunim me ministritë përkatëse, do të zgjedhin punonjësit e tyre, duke synuar edhe aktivizimin e njerëzve jashtë këtyre strukturave, që shprehin gatishmërinë dhe kanë figurën morale e përkushtimin e nevojshëm që kërkohet për funksionimin e ty re.
Duke e vlerësuar këtë si një faktor vendimtar për rivendosjen e rendit e te qetësisë, Qeveria do te garantojë një motivim material shume me te madh nga sa kanë pasur këto shërbime deri më sot, si dhe do f u garantoje statusin e ty re.
Gjithashtu Qeveria do te përpiqet energjikisht për rifillimin e procesit mësimor në
shkollat e të gjitha niveleve, në mënyre qe brezi i ri te mos e gjeje veten te humbur në këtë situate kritike.
2. Stabilizimi i situatës ekonomike dhe i furnizimit të popullit.
Dëmtimet dhe vjedhjet e kryera në këtë periudhe kane krijuar vështirësi në furnizimin e popullit me produktet me të domosdoshme. Për te normalizuar ketë situatë, Qeveria do të dialogojë me te gjithë qytetaret, që te kontribuojnë në funksionimin e rrjetit tregtar dhe industrial.
Objekte të rëndësishme private e shtetërore te këtij rrjeti do te shpallen të rëndësisë së veçante e do te merren në mbrojtje nga organet e rendit. Gjithashtu Qeveria do te krijojë kushte që te normalizohet importi i mallrave ushqimore e industriale të rëndësisë jetike nga ato shtete prej te cilave është kryer deri tani.
Duke vlerësuar situatën realisht Qeveria do t’u bëjë thirrje shteteve fqinje dhe shteteve të tjera te
Bashkimit Evropian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikës qe te kontribuojnë me ndihma humanitare për mallrat ushqimore me te domosdoshme. Nga ana tjetër, ne bashkëpunim me organet e pushtetit lokal dhe shtabet e qytetareve, Qeveria do të marre masa për një shpërndarje sa me te drejte nga pikëpamja territoriale të ndihmave të mundshme.
Ajo do te synoje një politike çmimesh që minimizon spekulimin me ndihmat humanitare e te emergjencës dhe furnizimin proporcional në të gjithë territorin e vendit
3. Zotërimi i situatës financiare.
Për te garantuar funksionimin e shtetit dhe zgjedhjet e lira, pas stabilizimit te rendit dhe te qetësisë do të punohet për rivënien ne funksionim te plotë te institucioneve dhe vazhdimin e
perfeksionimin e tyre brenda një kuadri te përmirësuar ligjor. Qeveria do te punojë për marrjen
në dore te situatës financiare te shtetit.
Për këtë, se pari, do te merret në dore gjendja e financave publike dhe e arkës së shtetit, duke u bëre çdo gjë transparente përpara popullit. Së dyti, do të bëhen të gjitha përpjekjet për hartimin dhe miratimin e buxhetit të shtetit të vitit 1997. Së treti, do te vërë në eficience sistemin bankar ne rrethet e dëmtuara dhe te gjithë sistemin financiar te vendit, si dhe ato te doganave, te tatimeve dhe te institucioneve të tjera në te gjithë vendin. Së katërti, do të merren të gjitha masat për veprimin efikas te sistemit financiar, me qëllim që te garantohet vjelja e të ardhurave në buxhet dhe aktivizimi i zhvillimit ekonomik nëpërmjet sistemit te kreditit. Së pesti, do të kontaktojmë me të gjitha organizmat ndërkombëtare financiarë dhe
ekonomikë dhe me shtetet e zhvilluara për te bërë të mundur sigurimin e financimeve për mbështetjen financiare të shtetit dhe te sektorit privat përmes kreditit te zhvillimit.
4. Përgatitja dhe zhvillimi i zgjedhjeve te lira.
Realizimi i këtij objektivi do te lidhet, në radhe të parë, me stabilizimin e rendit e të qetësisë dhe
me situatën ekonomike dhe financiare. Pas zgjidhjes së këtyre problemeve, Qeveria do te kërkojë nga Kuvendi, me konsensusin e tryezave te forcave politike, përmirësimin e kuadrit ligjor, për te garantuar zgjedhje të qeta, të lira dhe transparente. Në këtë drejtim ajo do të punoje që te eliminojë çdo mangësi apo precedent qe mund te çoje në tensionimin e situatës apo në manipulime te zgjedhjeve.
Duke e konsideruar sigurimin e zgjedhjeve të lira si një nga objektivat me te rëndësishme, Qeveria e Pajtimit Kombëtar do të marre te gjitha masat e nevojshme organizatave qe
te shmanget çdo tension apo acarim gjate fushatës dhe njerëzit të shprehin qetësisht vullnetin e tyre të lirë. Për këtë, përveç përmirësimeve te nevojshme ligjore, do të përmirësohet edhe sistemi i prodhimit, shpërndarjes dhe kontrollit te dokumentacionit të zgjedhjeve. Gjithashtu Qeveria do të jete e hapur e do te ftojë te gjitha organizmat ndërkombëtare që te vëzhgojnë rrepte zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri.
Gjatë mandatit të saj, Qeveria do të zgjerojë e intensifikoje marrëdhëniet e saj ndërkombëtare me shtetet fqinje dhe me vendet e Evropës e te Amerikës, si dhe me të gjitha organizmat dhe institucionet ndërkombëtare, duke respektuar të gjitha marrëveshjet bilaterale dhe multilaterale. Meqenëse periudha e funksionimit të kësaj qeverie do te jetë e shkurtër, ajo kërkon votëbesimin e këtij Parlamenti dhe konsensusin e forcave politike dhe te qytetareve për të realizuar objektivat e vështira që ajo ka marrë përsipër.
Dua te theksoj se, ashtu siç e dëgjova edhe nga disa deputetë këtu, me të vërtetë këta ministra të te gjitha forcave politike kanë marre përsipër të drejtojnë Qeverinë, te drejtojnë këtë vend. Edhe ju që jeni aktualisht ne këtë salle, për mendimin tim dhe te të gjithë kabinetit qe përfaqësoj, jeni me të vërtete atdhetarët më të respektuar e me të mire në këto momente te vështira qe kalon sot Shqipëria.
Dhe ne këto momente, do të thosha, Shqipërisë, më shumë se kurdo, i duhen nota optimizmi dhe jo pesimizmi, sepse jemi ne shqiptaret që do ta mbajmë e do ta rregullojmë Shqipërinë dhe nuk mund të presim ndihma apo çfarëdolloj te tjerash nga vende te ndryshme apo nga vende fqinje.
Ne këtë moment te rëndësishëm ndonjë nga ju mund të mendojë që ky Kryeministër, duke ardhur nga Jugu, merr përsipër te zgjidhë shume probleme.
Unë nuk marr përsipër te zgjidhe shume probleme, por ju theksova pikat më kryesore te kësaj qeverie, për të cilën mendojmë bashkarisht dhe kemi gjetur konsensusin.
Edhe një herë falënderoj te gjitha forcat politike për këta anëtarë të Qeverisë që ato kanë dërguar, se janë njerëz të devotshëm dhe mendoj se do të kemi si pikësynim kryesor vetëm dialogun, duke bërë dialog me njerëzit, duke i sqaruar ata, qofshin ata që janë këtu ne Shqipëri, që janë mete vërtete atdhetarët më të mëdhenj te këtij kombi në këto momente, qofshin dhe ata që s’janë atdhetare e që s’janë sot këtu. Ne, gjithsesi, do te ngremë peshe zemrat e njerëzve, do ta mbajmë e do ta zhvillojmë me tej Shqipërinë.
Unë nuk mund te paraqes ne këtë Parlament në mënyre tepër të detajuar programe ekonomike, sepse do te gënjeja veten time, kolegët e mi që kam në atë shtab drejtues, do t’ju gënjeja dhe ju, te nderuar deputetë, do te gënjeja ndërkohe dhe popullin që do të bëjmë atë e do të bëjmë këtë. E rëndësishme është vetëm një gjë: të normalizojmë këtë jete kaotike që është krijuar sot në të katër anët e vendit. E rëndësishme është një gjë, që ne duhet te kemi ndjenjën e optimizmit, të mos mendojmë kurrë për luftëra civile, sepse boll ka vuajtur shteti ynë dhe kombi ynë shqiptar.
Të kemi parasysh qe të gjithë bashkërisht, e kërkoj edhe nga ju, te gjithë deputetët, pavarësisht se në pjesën dërrmuese jeni të Partisë Demokratike, për mua ajo është një parti shqiptare shumë e devotshme, që i ka dhënë goxha Shqipërisë në këto 6-7 vjet dhe do t’i japë akoma më shume, pra te gjithë bashkërisht mund ta bëjmë Shqipërinë.
Nuk kam se çfarë t’ju them ndonjë gjë me tepër. Ky është një mesazh qe ne duhet t’i përcjellim të gjithë bashkarisht Shqipërisë sonë.
Dhe, së fundi, z. Kryetar, dua të paraqes edhe emrat e ministrave që i kanë paraqitur me konsensus te plotë te gjitha partitë politike në takimet qe unë kam zhvilluar me kryetaret e partive politike:
1. Ministër i Brendshëm – z. Belul Çelo i PD.
2. Ministër i Mbrojtjes – z. Shaqir Vukaj i PS.
3. Ministër i Punëve te Jashtme – z. Arjan Starova i Partisë së Bashkimit Socialdemokrat.
4. Ministër i Financave – z. Arben Malaj i PS.
5. Ministër i Drejtësisë – z. Spartak Ngjela i Partisë Lëvizja e Legalitetit.
6. Ministër i Privatizimit – z. Eduard Ypi i PD.
7. Ministër i Shëndetësisë dhe Ambientit – z. Astrit Kalenja i Partisë së Ballit Kombëtar.
8. Ministër i Arsimit te Larte dhe Kërkimeve Shkencore – z. Myqerem Tafaj i PD.
9. Ministër i Arsimit dhe Sporteve – z. Luan Skuqi i PD.
10. Ministër Bujqësisë dhe Ushqimit-zoti Haxhi Aliko i PSD.
11. Ministër i Burimeve Minerare dhe Energjetike – z. Kastriot Shtylla i Partisë Republikane.
12. Ministër i Industrisë, Transportit dhe Tregtisë – z. Foto Lluka i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e njeriut.
13. Ministër i Kulturës, Rinise dhe Gruas – z. Engjëll Ndocaj i Partisë Demokristiane.
14. Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale – z. Elmaz Sherifi i PS.
15. Ministër i Punëve Publike, Rregullimit te Territorit dhe Turizmit – z. Vasillaq Spaho i Partisë Republikane.
16. Sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave – z. Ekrem Kastrati i PD.
17. Sekretar Shteti në Ministrinë e Brendshme – z. Lush Përpali i PS.
18. Sekretar Shteti në Ministrinë e Mbrojtjes – z. Ali Kazazi i PD.
19. Sekretar Shteti ne Ministrinë e Punëve të Jashtme – z. Pavli Zëri i PSD. Ky është kabineti.