Ambasada amerikane ne Tirana ka reaguar për ndarje nga jeta të ish-kryeministrit Bashkim Fino.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dëshiron t’i përçojë ngushëllimet e sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të z.Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta sot në mënyrë të parakohshme.
Z.Fino do të kujtohet për udhëheqjen, në moshë fare të re, të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar përgjatë vitit të vështirë 1997 e gjithashtu për kontributin e tij në proceset ligjbërëse gjatë karrierës së tij të larmishme politike.
U prehtë në paqe.”– shkruhet në faqen e ambasadës amerikane.