Ish-kryeministri dhe deputeti i PS Bashkim Fino, u nda nga jeta mëngjesin e sotëm. Prej më shumë se 1 muaji ai ishte infektuar me Covid-19, por Fino vuante dhe nga një sëmundje e rëndë prej të cilës po kurohej jashtë vendit.
Sekretari i Pëgjithshëm i PS-së Taulant Balla ishte në transmetim direkt mëngjesin e sotëm, në emisionin e mëngjesit me gazetarin Bashkim Hoxha, kur ka mësuar lajmin e trishtë të ikjes parakohe nga jeta të kolegut dhe mikut Bashkim Fino.
“Nuk kam fjalë… jam tërësisht i prekur. Një koleg, një ish kryeministër, një kontribues i madh i Partisë Socialiste. Kaq… nuk kam fjalë””, tha ai./Ekskluzive.al