Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në spektaklin e humorit ‘Klanifornia’, ku nuk munguan pyetjet me ‘spec’.
Ministri Ahmetaj u pyet nga Albano Bogdo për çështjen që kanë të gjithë kuriozitet.
Albano Bogdo: Një pyetje që shumica e shqiptarëve janë kuriozë të dinë, përveç atyre që e dinë: Sa Lekë ke?
Arben Ahmetaj: Po futja kot njëherë…
Albano Bogdo: Sa Lekë ke?
Arben Ahmetaj: Hë mo futja kot…
Albano Bogdo: Jo sa lekë ke ti si Arben Ahmetaj në bankë se ç’më duhet mua sa ke. Sa Lekë ke me vete po them. Të më jepje 100 Euro. Do më japësh 100 Euro borxh?
Arben Ahmetaj: Do çohem më kontrollo.
Albano Bogdo: Të të kontrolloj unë ty, humbas dhe këto që kam në xhep.