Këngëtarja Aurela Gaçe ka kujtuar sot 24-vjetorin e tragjedisë së Otrantos ku 81 shqiptarë humbën jetën tragjikisht.
Ndonëse kanë kaluar shumë vite që prej asaj dite të zezë për Shqipërinë, dhimbja ngelet e njëjtë po aq e freskët sa atë ditë dhe thirrja për drejtësi vazhdon ende.
Këngëtarja Aurela Gaçe është një ndër personat të cilët çdo vit përkujton viktimat e tragjedisë së Otrantos.
Përmes një postimi Aurela shkruan se kjo plagë na shoqëron të gjithëve akoma.
“24 vjet nga kjo tragjedi. Fatkeqësisht, kjo plagë na ka shoqëruar e na shoqëron akoma !”- shkruan këngëtarja krahas këngës së publikuar për nder të viktimave të asaj dite fatkeqe, 28 mars 1997.