Fusha skandaloze e “Air Albania”, ka bërë jehonë në mediat dhe televizionet angleze.
Lee Dixon i ITV në Angli, si edhe The Guardian, kanë kritikuar fushën e stadiumit “Air Albanias”.
Në komentet e tyre theksohet se dallohet qartë se qarkullimi dhe pasimet e shpejta të anglezëve ngadalësohen nga për shkak të një terreni të rënduar.
Ata theksojnë se stafi i kombëtares angleze i ka kërkuar Federatës Shqiptare të Futbollit që ta presë barin më shkurt, por kërkesa e tyre ka rënë në vesh të shurdhër.
Edhe pse para fillimit të takimit u fol dhe FSHF-ja kishte marrë masa që fusha të ishte në kushte në gjëndje optimale, me zhvillimin e ndeshjes Shqipëri-Angli u shfaqën menjëherë probleme.
Kujtojmë që fusha e “Air Albanias” është investimi i vetëm i FSHF-së dhe duket qartë dështimi për të pasur një tapet dinjitoz të standarteve të larta.