Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim prej dy ditësh ndodhet në qytetin e Gjirokastrës ku po zhvillon një vizitë jozytare. Mirëpo, edhe pse kjo ka qenë një vizitë jozyrtare nuk kanë munguar takimet edhe me drejtues të qeverisjes lokale.
Në pamjet e publikuara ambasadorja e SHBA-së, shihet duke shëtitur në qytetin e gurtë.
Diplomatja ka qenë në njësitë e tregtimit në Qafën e Pazarit duke mos ikur pa suvenire nga vizita e saj e parë në Gjirokastër.