osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Prokurorët që hetuan dosjet e nxehta pjesë e ‘Forca e Ligjit’, zbardhen emrat

Prokurorët që hetuan dosjet e nxehta pjesë e ‘Forca e Ligjit’, zbardhen emrat

Pas marrëveshjes ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme firmosur më 2 shkurt 2018, Prokuroria përfundon procesin e përzgjedhjes së hetuesve që do të jenë pjesë e strukturës Task Forcë.

Deri në këto momente janë bërë publike emrat e prokurorëve të Fierit dhe Tiranës, të cilët do të jenë pjesë e Task Forcës së përbashkët hetimore, ndërsa Report Tv zbardh dhe emrat e Task Forcës së Krimeve të Rënda.

Report Tv jo zyrtarisht ka mësuar dhe emrat e prokurorëve nga Krimet e Rënda, që do jenë pjesë e Task Forcës, ku deri në këto momente dhe pse pa firmën zyrtare kanë kaluar Ervin Kondili, prokurori i 613 kg kokainë në Maminas, Ened Nakuçi, prokuror i dosjes Balili, Klodian Braho i seksionit të korrupsionit dhe Sonila Domi.

Në Fier janë përzgjedhur tre prokurore, përkatësisht Suela Beluli, Ervisa Hyka dhe Englantina Shehu. Në Tiranë janë përzgjedhur pesë prokurorë, mes tyre Marjola Mërtiti, Ndini Tavani, Anisa Qilimi, Daniela Sula e Afërdita Ndoji.

Ndoji është dhe prokurorja e cila 48 orët e fundit u përfshi në hetimet për zbardhjen e ngjarjes tragjike në Kamëz, ku gjatë një grabitje u vra shtetasi Agim Buci dhe në pranga ranë Vladimir Kurti me precedent penal dhe Ruzhdi Hode, si bashkëpunëtor në krim.

Ndërsa, ndër prokurorët që kanë pasur dosje të nxehta hetimore është Ndini Tavani, që ka zbardhur disa skema mashtrimi me rimbursimin e TVSH-s në vlera deri në 20 milionë euro ndër vite.

Po ashtu, prokurorja Anisa Qilimi ka qenë një ndër prokuroret e dosjes së ish-deputetit Mark Frroku të dënuar për deklarim të rremë pasurie, si dhe prokurorja që kërkoi pezullimin nga detyra të ish-kreut të policisë, Haki Çako.