Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur mëngjesin e të shtunës gjetjen e trupit të pajetë që dyshohet se i përket Arjan Sala, 32-vjeçarit, punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private tek qendra tregtare Casa Italia.
Kardiologu i spitalit “Shefqet Ndroqi” Meriton Siqeca, ka shkruar se Arjan Sala iku duke “qerasur” me nga një JETË, 25 njerëz.
“Nuk të kam njohur, por të paskam mik, o vëlla Shqiptar, o specie në zhdukje, o Arjan Sala! Dua të të nxjerr nga fotografia e të të qëras me një kafe (ndërkohë që, zemërgjerësia te ne, matet me kush qëras tavolinën), por ti ke ikur, duke “qërasur” me nga një JETË, 25 njerëz!
Unë e di që do të jetosh edhe 12 orë në zemrat, mendjet dhe fotografitë tona, se ne, duhet t’i kthehemi analizave të thella rakihaneske mbi zgjedhjet që po vijnë. Unë të premtoj, nga kjo bota këtu, që ke vend në zemrën time përjetë, o hero! Nuk të njoha kurrë, por të kam mik përjetësisht, o vëlla Shqiptar! U prehsh në paqe e forcë e durim familjes”, shkruan mjeku.