Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar në qytetin e Lushnjes. Ndryshe nga një ditë më parë, që u kontrolluan banesa e biznese në qytetin bregdetar të Vlorës, sot FNSH-ja ka dalë në rrugët e Lushnjes dhe ka nisur ‘shkundjen’.
Mësohet se prej disa orësh FNSH, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe të Komisariatit të Policisë Lushnjë po zhvillojnë kontrolle të shumta në lokale, rrugë, automjete, si dhe në disa fshatra në objekte të braktisura dhe tunele.
Kjo gjë bëhet pas disponimit të informacioneve se mund të strehohen persona të shpallur në këkrim.
Një ditë më parë kontrollet u ushtruan në Vlorë ku u vu në pranga një person, ndërsa u sekuestruan dy armë zjarri.